Change for Climate – projekti ADAPT i USAID mbështet Sunny Hill Festival

Në këto ditë me temperatura ekstreme, më shumë se kurrë i ndjejmë ndryshimet klimatike. Është koha kur secili prej nesh duhet të bëjë diçka në të mirë të mjedisit.
Ky është synimi i “Change for Climate”, iniciativë/platformë e projekti ADAPT të USAID në
Kosovë që ka bashkuar forcat me festivalin Sunny Hill. Mision të përbashkët e kanë krijimin e
një të ardhme më të qëndrueshme, duke “ndryshuar ne për klimën”. Të dy partnerët do të
ndërmarrin hapat e nevojshëm për të reduktuar gjurmët ekologjike dhe për të nxitur praktika të
gjelbërta.

Përmes bashkëpunimit synohet që të vetëdijesohen ndjekësit e festivalit, që të lënë sa më pak
mbeturina, të nxitet riciklimi dhe të rritet vetëdijesimi për konsum të përgjegjshëm. “Change for
Climate” gjatë 4 ditëve të festivalit përmes ekipit të gjelbër do të bisedojë me publikun e
interesuar duke i edukuar dhe vetëdijesuar në lidhje me pasojat që ka ngrohja globale, efektin e
dukshëm në Kosovë dhe si mund të punohet në të mirë të mjedisit.

Në anën tjetër, Festivali Sunny Hill, është zhvendosur nga Parku i Gërmisë, pikërisht për të
mbrojtur hapësirën e gjelbër të qytetit. Tani lokacioni i ri është në Bërnicë të Poshtme, ku edhe
aty po punohet që hapësira të shndërrohet në një park të përhershëm për organizime të mëdha
dhe që i njëjti të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë vitit.

Në parkun e ri të cilin po e krijon Sunny Hill janë mbjellë 700 drunjë të ri dhe pritet të mbjellen
në total 2 mijë e 200 drunjë duke ndihmuar kështu në zgjerimin e hapësirës së gjelbër në
kryeqytet. Festivali po ashtu ka gjelbëruar tërë hapësirën e re, vazhdimisht përdor vetëm
materiale të riciklueshme si dhe ka bërë bashkëpunim me ndërmarrjen Hortikultura dhe Pastrimi
për mirëmbajtje të hapësirës.

Po ashtu, në vijimin e praktikave të gjelbërta, Festivali Sunny Hill, këtë vit ka arritur partneritet
me Taxi Tesla për të ofruar vozitje pa lënë gjurmë karboni në mjedis, ndërsa për shumë vite me
radhë festivali shitjen e biletave e bën vetëm online, pa bileta fizike. Këto janë vetëm disa nga
iniciativat, kurse festivali Sunny Hill ka shumë plane të reja për ndryshime pozitive në ambient.

“Change for Climate”, është lansuar këtë vit dhe si qëllim ka që të krijojë një urëlidhje në mes të
akterëve kryesorë: Qeverisë së Kosovës, sektorit publik dhe privat, organizatave jo-qeveritare
dhe ekspertëve të ndryshëm. 

Projekti ADAPT i USAID-it është një iniciativë pesë vjeçare e
fokusuar në rritjen e vetëdijes dhe kërkesave për iniciativa të mençura mjedisore në sektorin
publik dhe privat. Qëllimi është që të rritet kapaciteti i Kosovës për të përshtatur dhe zbatuar
politika dhe teknologji që mbështesin zvogëlimin e efekteve nga ndryshimet klimatike dhe
përshtatjen ndaj të njëjtave me qëllim të krijimit të një ambienti më të qëndrueshëm dhe
ekonomikisht më stabil.