Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e Faton Hajrizit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Sipas informacione Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje, të njëjtit pretendojnë se Hajrizi ishte fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash.

Ajo që vërehet është që Hajrizi e kishte të lidhur këmbën me një rripë.

Kjo shtynë të dyshojë se ai dyshohet se ka mundur të mbetet i plagosur natën kritike ku vrau policin serb dhe plagosi një tjetër, shkruan Gazeta Insajderi.

Edhe për shkak që sipas rrëfimit të policit serb të plagosur në shpatull, ai ka shtënë ndaj Hajrizit, por që nuk e di se a e ka qëlluar.

Sipas Telegraf.rs, ai ishte pikasur nga një banor lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person e kishte njoftuar menjëherë policinë.

Hajrizi ishte parë gjithashtu të ecte nëpër oborre të shtëpive në rrugën e Shabacit.

Sipas kësaj medie, policia ndërmori veprimet e nevojshme për të arrestuar ose neutralizuar të dyshuarin.

Në disa fotografi të trupit të vrarë të Faton Hajrizit shihet edhe arma e cila pretendohet të jetë e tij.

Në armë shihet mbishkrimi “BACI”, ndërsa mediat serbe pretendojnë se arma kishte edhe logon e UÇK-së.

Për medium serb Informer, një nga fqinjët tregoi momentin kur e takoi Faton Hajrizin.

Miroslav Milutinoviq, pronari i fshatit etnik Militinovic, thotë se mbrëmë ka dëgjuar lehjen e qenve dhe ka dyshuar se ata po reagojnë ndaj njerëzve.

“Ka ndodhur që andej kalonin mërgimtarët, duke shkuar në rrugën e kodrave dhe të pyllit. Nuk mbylla sytë, kemi edhe fëmijë të vegjël që jetojnë atje. Qentë u qetësuan, por sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht: “ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua, ajo nuk vuri re asgjë, por daja që ishte aty i tha: mirë, ai është ai i televizorit. Ajo ishte shumë e ftohtë – thotë Militinoviç.