17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, nga 102 testime të kryera, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

“Tirana, Shkodra dhe Kruja kanë numrin më të lartë të rasteve aktive në vend. Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit”, tha  Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

“Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit”.