Dashi-Me Jupiterin dhe Uranin në shenjën tuaj, jeni plot energji dhe dëshirë për të jetuar eksperienca të reja. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që ju duket simpatik dhe origjinal. Nëse jeni në një lidhje, mund të ndjeni nevojën për të rinovuar lidhjen tuaj me disa surpriza ose udhëtime.
Demi-Ata që ndodhen përreth jush e kanë të vështirë t’ju njohin. Temperamenti juaj është fort i vendosur dhe gjithmonë i aftë për të ecur në maksimumin e tij, por sot do të jeni edhe më të papërkulur. Dielli dhe Urani bashkohen për t’ju bërë një person krejtësisht të ri.
Binjakët-Një njeri i dashur dhe i afërt për ju mund të shprehë pakënaqësi për mënyrën se si janë gjërat. Ndjeni se ka tension dhe ekziston një ndjenjë që i nxit të tjerët të veprojnë. Gjërat mund të tensionohen dhe ju duhet të merrni masa.
Gaforrja-Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve si Afërdita, mund të arrini objektiva që nuk i kishit menduar. Elokuenca juaj është arma për të fituar një zemër të re.
Luani-Mërkuri, planeti i komunikimeve, largohet nga ndikimi mbi shenjën tuaj këtë fundjavë, kështu që mos u surprizoni nëse të tjerët nuk kuptojnë çfarë po përpiqeni të thoni. Fjalët që ju thoni dhe ato që ata dëgjojnë, mund të mos kenë lidhje.
Virgjëresha-Parashikohen zhvillime interesante në marrëdhënien në çift. Mundësi të mira për raportet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme. Gjendja e financave do të jetë e mirë.
Peshorja-Ndonëse nuk është në natyrën tuaj që të hidheni me kokë, mos i lini pa i vlerësuar mirë të gjitha mundësitë që do t’ju dalin përpara. Ndoshta ka ardhur koha të shihni për diçka të re, me më shumë të ardhura.
Akrepi-Kini më kujdes kur merrni vendime që ju përkasin jo vetëm ju, por dhe personave që ju qëndrojnë pranë. Kjo për të qenë të sigurt në vijimi e disa projekteve dhe për të mos i lënë ato në mëshirë të kohës.
Shigjetari-Jupiteri dhe Marsi në shenjën e Dashit, një shenjë e lidhur me ju në mënyrë të favorshme, ju buzëqeshin me gjithë dashurinë e tyre. Trupat qiellorë të caktuar për ndjeshmëri dhe perceptim, pas një periudhe ngërçi, do të çlirojnë sot energjinë e tyre pozitive, ndaj priteni krahë hapur.
Bricjapi-Sot çdo gjë ju duket shqetësuese. Ankthi dhe pakënaqësia rri brenda falë kundërshtimit të Hënës dhe Uranit në shenjën tuaj. Megjithatë përqendrohuni në aspektet pozitive. Pas një pengese, çdo gjë do të jetë më e lehtë.
Ujori-Mos i lini mënjanë projektet që keni ideuar prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja që janë krijuar. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e planetëve Afërditë – Hënë.
Peshqit-Do të gjeni përgjigjet e disa pyetjeve që kishit kohë që i kërkonit. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak falë takime mbresëlënëse.