Dashi-Një fllad fati dhe një dëshirë për argëtim fluturon mbi ju edhe pse jo të gjithë planetët janë kthyer për t’ju buzëqeshur. Trupa të ndryshëm qiellorë në çdo rast po brohorasin për ju Dash dhe kjo ngre ndjenjën tuaj të palëkundur të krenarisë. Sot do të jeni të ngarkuar jo vetëm me punë, por edhe me çështje familjare.
Demi-Rreshtimi planetar sot manifeston një ndryshueshmëri aspektesh, disa yje synojnë t’ju favorizojnë, të tjerë synojnë t’ju bllokojnë përkohësisht disa ambicie. Efekti i parë vjen nga ekipi Jupiter – Mars për t’ju rigjallëruar si asnjë shenjë tjetër. Ndërsa Saturni në Ujor sot ju bën emocional, veçanërisht nëse ka situata familjare për t’u zgjidhur.
Binjakët-Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me yjet në favorin tuaj, me siguri që do të kaloni një ditë të cilën do ta mbani mend për shumë kohë. Një njohje e re shfaqet në horizont.
Gaforrja-Marsi dhe Merkuri duket se do t’ju japin stimujt që ju mungojnë për të ndërmarrë një iniciativë në fushën e aktivitetit. Pritet një mbrëmje intensive edhe në planin sentimental.
Luani-Mos provokoni xhelozinë tek ai që keni në krah sepse do keni debate të forta dhe do prishni atmosferën e ngrohtë e cila ishte krijuar. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni.
Virgjëresha-Nën ndikimin e Marsit do përballeni me disa situata të sikletshme ju që jeni në çift. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni. Ekuilibri buxhetor do të mbrohet. Disa do të kenë një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave.
Peshorja-Hidheni pas të kaluarën dhe mendoni për të ardhmen. Ajo që ka ikur nuk kthehet pas. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të filluar aventurat.
Akrepi-Pas një jave disi të trazuar, sot gjërat do të shkojnë në vendin e duhur dhe do të jetë një ditë e karakterizuar nga humori i mirë. Shfrytëzojeni këtë rast për të ndarë me të tjerët mendimet tuaja. Mos harroni se jeni të rrethuar nga miq dhe kolegë që ju vlerësojnë.
Shigjetari-Do të jeni të vendosur të përmirësoni situatën tuaj në çift dhe për këtë do të bëni gjithçka që të mundeni. Por këtë herë edhe partneri do të jetë i të njëjtit mendim me ju duke ju përgatitur edhe ai një surprizë.
Bricjapi-Ditë e gëzuar që ju sheh në formë të plotë psikofizike, me shumë planetë që ju presin të buzëqeshur dhe dashamirës. Para së gjithash Neptuni tek Peshqit, për t’ju siguruar dozën e gjallërisë, inteligjencës, aftësisë rikrijuese për të përballuar problemet e përditshme. Jeta familjare ndriçohet sot nga planetët që sjellin vetëm harmoni.
Ujori-Do të jetë një ditë e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për çiftet e Ujorit. Do ndiheni mirë në çdo moment. Për financat do të ndjeni disa vështirësi dhe për këtë do t’ju duhet të kërkoni ndihmë te miqtë.
Peshqit-Sot do të përjetoni një krizë në jetën tuaj në çift. Kokëfortësia juaj mund të përkeqësojë akoma më shumë situatën. Ndërsa situata ekonomike do të jetë e shkëlqyer.