Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62 për qind, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96 për qind.
Kështu ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.
Ai thotë se ky rezultat demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit.