Ilir Meta jep arsyet e divorcit me Monikën: Nuk më bëri asnjë telefonatë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë.

“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta në një intervistë në Syri TV.

Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.

“E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar.

Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.

Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë”, tha Ilir Meta në Syri