Dashi-Hëna është në disavantazh me shenjën tuaj, duhet të qëndroni të qetë dhe të mos trazoni më shumë ujërat në aspektin e ndjenjave emocionale. Edhe në punë mbizotëron lodhja dhe ndiheni pak të plogësht, më mirë mos e teproni me asgjë për sot.
Demi-Situatë shumë interesante me mundësi për takime të veçanta. Plutoni vijon udhëtimin e tij në shenjën mike të Bricjapit. Dita do të nisë harmonike sot e po e tillë do të vijojë deri në mbrëmje. Nëse ka pasur probleme në punë, tani është koha për të përmirësuar gjërat.
Binjakët-Përpjekjet tuaja të javëve të fundit do të shpaguhen dhe koha juaj me fat do të vazhdojë deri sa Dielli të largojë ndikimin mbi shenjën tuaj.
Gaforrja-Kjo ditë paraqitet e tensionuar për shenjën tuaj. Kujdes mos merrni vendime në nxitim e sipër.
Luani-Mos kini turp që të përballoni një situatë që e keni për zemër. Ruani integritetin e diplomacisë tuaj dhe përpiquni që të superoni fjalët duke parë faktet. Mundohuni të fitoni besimin e partnerit.
Virgjëresha-Mund t’ju duket sikur keni harxhuar kohë dhe energji kot, por edhe nëse kjo është e vërtetë, ju keni përfituar në rrugë të tjera. Në skemën e madhe të gjërave, asnjë përpjekje nuk është boshe.
Peshorja-Sot është një ditë e mirë për të shprehur mendimet tuaja. Ju keni një natyrë praktike. Zakonisht ju thoni aq sa mendoni se është e nevojshme, megjithatë disa personave mund të duhet që t’u thoni më tepër.
Akrepi-Nuk jeni në pikën tuaj më krijuese, por puna po ju ecën mbarë. Kushtojini pak më shumë vëmendje familjes dhe dita do t’ju shkojë mirë. Kujdes me xhelozitë e tepruara, nuk do t’ju çojë kund, vetëm se do stresoheni.
Shigjetari-Nëse dëshironi të organizoni një udhëtim ose të shkoni me pushime shihini mirë ofertat. Preferoni më shumë qëndrimin në natyrë, prandaj mos hezitoni të dilni me miqtë.
Bricjapi-Dyshja Venus – Mërkur ju hap rrugën e njohjeve të reja në këtë ditë të bukur vere. Qielli do të jetë disi i paqartë në orët e para të mëngjesit, por gjërat në mbrëmje do të shkojnë shumë më mirë. Në punë keni përgjegjësi të mëdha dhe kjo ju rëndon. Mos harroni që një pjesë të kohës duhet t’ia kushtoni familjes.
Ujori-Nëse nuk keni nisur ende një projekt të ri, kjo është koha e duhur. Ndaloni së menduari për të, kjo është koha për të vepruar. Nuk ka ditë si kjo e sotmja për këtë.
Peshqit-Sot ju jepen shumë mundësi të mira nga ana profesionale. Kujdes në jetën private dhe në raport me njeriun e zemrës. Diçka nuk po shkon siç duhet.