Moti sot i vranët dhe me diell

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve lokale të shiut.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet të ketë ndryshim të temperaturave, ku moti do të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14 gradë, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26 gradë Celsius.