Hoti: Nga nesër lëvizim për në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit

 Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Kosovës, ka treguar për vendimet të cilat janë marrë në këtë mbledhje.

Hoti ka thënë se nga nesër qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”, ka shkruar Hoti.

I pari i qeverisë shtoi se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.