Zëvendëskryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e ia me Shqipërinë jo

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj që vjen nga Nisma në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti ka thënë se Qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërisë për mos hapje të kufirit.

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga Qeveria Kurti ka qenë i hapur kurse kufiri me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë i mbyllur nga Qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica.