Reperi i njohur Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, kanë zbuluar në mënyrë emocionuese gjininë e fëmijës së tyre të parë që po presin së bashku.
Dy ish-banorët e njohur të Big Brother VIP Albania 3 organizuan një festë të vogël dhe intime për të ndarë këtë moment të veçantë me familjarët dhe miqtë e tyre.
Çifti i dashur nga publiku vendosën të ndajnë lajmin e mrekullueshëm përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Instagramit të Sarës.
Në videon e ndarë, dyshja shihen teksa përmes gotave të qelqit shtrydhin tortën surprizë, kremi i brendshëm i së cilës do të tregonte gjininë në varësi të ngjyrës (e kaltër për djalë dhe rozë për vajzë).
Dhe kremi i tortës rezultoi ngjyrë rozë – duke bërë kështu të ditur se fëmija në ardhje është vajzë.
Bardhi dhe Sara, të cilët u bënë së pari të njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 3, kanë ndarë hapur rrugëtimin e tyre drejt prindërimit, duke përfshirë edhe ndjekësit në këtë etapë të re dhe të lumtur të jetës së tyre. /Telegrafi/