Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë me radhë, ka njoftuar zyra për komunikim e Kryeministrit
Në njoftim theksohet se mbledhja do të fillojë në orën 12:00, në ndërtesën e Qeverisë.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Ndërtesa e Qeverisë, koha: 12:00”, tuhet në njoftim.
Qeveria Hoti është votuar në Kuvend më 03 qershor.
Ndërkohë, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, (06 qershor, 2020), Qeveria Hoti ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Pas mbledhjes, Kryeministri Hoti ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar se vendimi për shfuqizimin e kësaj mase është bërë në dakordim me partnerët ndërkombëtarë dhe se tani pret nga ana e Serbisë që t’i heqë të gjitha barrierat që e pengojnë dialogun.
“Sot në ditën e dytë të punës kemi miratuar rregulloren e Qeverisë në përputhje me Kuvendin dhe kemi marrë një vendim të rëndësishëm duke i hequr pengesat për procesin e dialogut në përputhje me zotimin që kemi dhënë para partnerëve ndërkombëtarë. Tani ne presim që të njëjtin gjë ta shohim edhe nga pala serbe, në mënyrë që t’i japim frymë procesit të dialogut. Kemi një dakordim me partnerët ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe ndaj Serbisë që ata t’i heqin pengesat për dialog dhe pastaj të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Hoti.
Ky vendim i Qeverisë ka ngjallur reagime të shumta në vend./Express/