Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me intervistimin që po i bëhet, bashkëshortes së kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për klankosova.tv, se intervistimi i Ema Radojiçiq, u bë me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
Ai tregoi se intervista ndaj Radojiçiq u krye nën praninë e avokatit të saj.