36 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.194.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 201 mostra, prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 8 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR!

Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.