Nga sot bllokohet një segment i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak hekurudha nga Fushë Kosova

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se nga 1 qershori do të bllokohet për qarkullim një pjesë e segmentit të rrugës Kaçanik – Hani i Elezit.

Sipas ministrisë, bllokimi i këtij segmenti do të bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhën Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

“Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik”.

“Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se ky vendim hyn në fuqi nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.