Edhe pse u raportua se Juventusi ka arritur marrëveshje për Marash Kumbulla, shumë burime thonë se Interi është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Hellas Verona.
‘La Stampa’ raportoi këtë mëngjes se Juve do të paguajë 32 milionë euro për Kumbullën, me mbrojtësin shqiptar që do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.
Sido që të jetë, ‘Sky Sport Italia’, Romeo Agresti dhe ‘FcInterNews.it’ të gjithë raportojnë se Interi është para rivalit në garën për Kumbullën.
‘Tuttomercatoweb’ gjithashtu raporton se edhe pse janë në luftë të vështirë me Zonjën e Vjetër, Nerazzurri shihen më afër lojtarit.
20-vjeçari ka pasur një sezon të mirë në Serie A, debutues për të dhe prandaj ka zgjuar interesimin edhe klubeve nga Premierliga, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.