Shtatë supa që ndihmojnë kundër peshës së tepërt

Përderisa ka supa që servohen të ngrohta dhe janë të mira për shëndetin në përgjithësi, ka disa supa që mund të servohen edhe e ftohta, të cilat mund të ndikojnë në humbje peshe.

India.com ka renditur disa supa të cilat ndihmojnë kundër peshës së tepërt dhe që janë të përshtatshme për t’u ngrënë gjatë ditëve të ngrohta të stinës së verës, pasi servohen të ftohta.

Supa e ftohtë me rrepë

Supa me rrepë konsiderohet të jetë e mirë për humbjen e peshës. Ndërsa përgatitiet, shija e hidhur që ka rrepa hiqet, ndërkohë që lirohet ëmbëlsia.

Supa e ftohtë me domate

Supa kremoze me domate dhe me gjethe borziloku ndihmon kundër peshës së tepërt gjithashtu sepse nuk përmban kalori të shumta.

Supa e ftohtë me rrepë të kuqe

Supa me rrepë të kuqe po ashtu ndihmon kundër peshës së tepërt ndërkohë që servohet e ftohtë dhe ofron freski përgjatë ditëve të ngrohta.

Supa e ftohtë me avokado

Supa e ftohtë me avokado ndihmon kundër peshës së tepërt dhe freskon organizmin kur moti është i ngrohtë.

Supa e ftohtë me tranguj

Supa e ftohtë me tranguj është gjithashtu freskuese kur bëhet fjale për stinën e verës. Kjo supë mund të shërbejë edhe si ushqim fillestar dhe ndihmon kundër peshës së tepërt, pasi trangujt janë të pasur me ujë dhe nuk përmbajnë kalori.

Supa e ftohtë me dredhëza

Supa me dredhëza e njohur si “gazpacho me dredhëza” e cila po ashtu është supë ftohtë, e cila përmban kopër, trumzë si dhe lëng domateje, konsiderohet të jetë shumë e mirë për humbjen e peshës.

Supa e ftohtë me tranguj dhe përbërës të tjerë

Supa e ftohtë më tranguj, jogurt, borzilok, vaj ulliri, lëng limoni, hudhër, kopër, krip, mjaltë si dhe grimca të piperit të kuq është po ashtu shumë e mirë për humbje peshe.