Të dielën gjatë pjesës së parë të ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në pjesën e dytë mund të ketë reshje shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Të dielën vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.