Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pranuar ftesësn e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim pune, ditën e hëne.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënsi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Abdullahu, thekson se qëndrimi i PDK-së është i qartë, sipas tij, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”, u shpreh Abdullahu.
“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”.