Tahiri: Ligji për Pagat prioritet, duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë


Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Tahiri thotë se ka punuar shumë për Ligjin e Pagave në Qeverinë Haradinaj dhe presin vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne patëm buxhetuar Ligjin e Pagave. Qeveria Kurti e ka larguar. Ne centë më cent e patëm buxhetuar për tërë vitin Ligjin e Pagave. Ligji i Pagave është prioritet dhe duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë. Do të shohim nëse ka ndonjë nen që na kontestohet. Qeveria Haradinaj i ka lënë çdo centë nga janari e deri në dhjetorë të këtij viti. Qeveria Kurti i ka larguar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se do të bëjnë analizën e vendimeve të Qeverisë Kurti dhe një pjesë e tyre do të shfuqizohen.

“Me ato vendime Qeveria Kurti e ka futur në borxh shtetin pasi ju e dini si funksionojnë përmbaruesit”.

Tahiri thotë se janë veprime të jashtëligjshme ato që i ka marrë Qeveria Kurti pas shkarkimit dhe sipas tij të gjitha do të shqyrtohen, përcjell Telegrafi.

“Me Ligjin e Pagave do të përmbyllet një cikël shumë i rëndësishëm që kamë punuar me koleg të ndryshëm”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.