Integrimet Evropiane kanë qenë prioritet për çdo qeveri në Kosovë. Madje për të ndihmuar këtë proces, është themeluar edhe Ministria e Integrimeve Evropiane.
Por, tani në Qeverinë të cilën e drejton Avdullah Hoti, një dikaster i tillë qeveritar nuk ekziston fare.
Kjo ministri është shuar.
Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti ka menduar që pranë zyrës së tij do të ketë një zyre e cila do të merret me integrimin integrimet evropiane.
E monitoruesit e njohësit e proceseve integruese nuk po shohin shumë problem që mungon kjo ministri.
Bile Besnik Vasolli thotë se ZKM’ja duhet të jetë e ngarkuar më këtë zyre dhe assesi MPJ’ja.
Por për ligjvënësit shuarja e këtij dikasteri është problem.
Gazmend Gjushinca nga LVV është kritik rreth kësaj çështje.
Ministria e Integrimeve Evropiane, është themeluar në prill të vitit 2010.