Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është përmirësuar papritur përgjatë muajit maj, çka ka rritur shpresat se dëmi ekonomik, i lidhur me koronavirusin e ri, mund të jetë më i vogël sesa është parashikuar.
Shkalla e papunësisë ka rënë në 13.3 për qind nga 14.7 për qind, sa ka qenë në muajin prill.
Këto shifra kanë hedhur poshtë paralajmërimet se situata do të përkeqësohet.
Punëdhënësit ka shtuar 2.5 milionë vende të punës, në kohën që autoritetet shtetërore kanë lehtësuar masat kufizuese, me qëllim të rikthimit të aktivitetit ekonomik.
Numri më i madh i vendeve të punës është parë nëpër spitale, sektorin e ndërtimit dhe atë të edukimit.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të Universtetit Johns Hopkins, 1.8 milion persona janë infektuar me këtë virus në territorin amerikan.
Prej tyre, mbi 100,000 kanë vdekur.