Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar M.B (23-vjeçe) dhe M.B (22-vjeçe), pasi dyshohen se sulmuan fizikisht një të mitur, e më pas në stacion policor sulmuan e penguan në punën e tyre zyrtarët policorë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se të martën, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën “Gjeravica” në Prizren është një rast sulm fizik ndaj një të mituri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Policia bën të ditur se njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarat, të cilat dyshohen për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Pasi i kanë dërguar në stacion policor, thuhet se i sulmuan dhe penguan zyrtarët policorë në punën e tyre.
“Të njëjtat i kanë sjellë në stacion policor në Prizren, për procedim të rastit, është filluar me veprimet hetimore për trajtimin e rastit nga ana e zyrtares policore (femër)”, thuhet në njoftim.