Një grua ka mbetur e vrarë, e një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, në qytetin e Ferizajit.
Rati dyshohet se ka ndodhur në qendën për Punë Sociale, ku një person ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij
Në lidhje me rastin ka folur edhe drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi.
Rexhepi i tha Sinjalit se i dyshuari për vrasjen e gruas kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konfliktin i cili përfundoi me vrasje.
“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashke janë ardh prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi për Sinjalin.