Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.
Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Vjosa Baftiu zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
“Mundem me konfirmu se ka ndodhë një vrasje, dyshimet e para janë që ish-bashkëshorti e ka privuar nga jeta ish-bashkëshorten. Ende jemi duke prit informata të reja nga prokurori i rastit”, deklaroi Baftiu.