eklaruan se Beteja e Koshares i bashkoi shqiptarët nga anë të ndryshme të botës, raporton Ekonomia Online.
Sipas tyre, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se beteja e Koshares është ndër betejat më të rëndësishme
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë betejë krahas luftëtarëve shqiptarë, kanë rënë edhe shumë ushtarë të shteteve të huaja. Sipas saj, kauza e lirisë dhe drejtësisë i bashkoi kundër gjenocidit serb.
“Sot jemi këtu për të nderuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK-së të cilët në këtë betejë dhe bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirinë tonë të çmuar. Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në betejën e Koshares nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë. Në këtë betejë ranë edhe ushtarë në shtet e tjera të botës. Ata i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale por e fituan lavdin e përjetshme sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë”, u shpreh Osmani
“Në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ishin këtë heronjtë të Koshares të cilën e ndezën shkëndijën e shpresës dhe shemben kufirin që ndante shqiptarët nderë vite. Pas luftimeve të ashpëra dyditore në krye të betejës ra Agim Ramadani. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova”, deklaroi Osmani.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot janë mbledhur për të përkujtuar betejën e Koshares. Sipas Kurtit, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.
“Duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. Një kronik e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares mbase do të ishte një nderë veprat me ideale për luftën e UÇK-së. Por për ballë një sfide historie si kjo, që shkon e reduktohet në kohën e një fjalimi si ky, më lejoni që mesë nderimesh të shquaj këtu disa fragmente dhe episode nga beteja e Koshares”, u shpreh Kurti.
Komandati i “Brigadës 138” Rrustem Berisha në emër të shoqatës së ish “Brigadës 138 Agim Ramadani”, ka bërë thirrje që si popull të jenë më të bashkuar në këto kohë krizash.
“25 vite më parë në orët e hershme të mëngjesit, njësit e grupit të tretë operative filluan luftën frontalë duke u nisur nga vija kufitare më qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Para kësaj date komanda e përparuar e ka përgatitur planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe këtë plan e ka prezantuar Sali Çeku dhe Agim Ramadani dhe e kam miratuar unë si komandant dhe mbi bazën e atij plani është hequr kufiri shqiptar-shqiptar”, ka thënë ai.