Një grua është sulmuar seksualisht të enjten në Prishtinë.
Sipas njoftimit njësitet policore të Policisë së Kosovës e kanë trajtuar rastin, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Muajve të fundit ka pasur rritje të rasteve të dhunës seksuale. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vetëm deri në muajin maj, janë shënuar mbi 40 raste të dhunës seksuale. Numri më i madh i rasteve të raportuara janë gratë.