Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës mund të ketë reshje të izoluara shiu në lokalitete.

Era do fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h!

Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C.