Dashi-Marsi, planeti juaj kujdestar, në shenjën mike të Ujorit, ju fal energji të mjaftueshme për t’u rikthyer në formën më të mirë në këtë muaj të preferuar, Prillin. Ky ndikim ju karakterizon sidomos nëse ditëlindjen e festoni pikërisht gjatë këtij muaji.
Demi-Konfigurim shumë pozitiv në këtë fillim muaji, ku bie në sy prania e Uranit të pritur triumfalisht në shenjën tuaj. Mirëqenia e kudondodhur ju shoqëron gjatë gjithë ditës duke ju lejuar të kundërshtoni disa probleme të paparashikuara e të vogla që ndodhin në kontekstin e marrëdhënieve miqësore.
Binjakët-Sot do të jetë një ditë e bukur për ata që i përkasin kësaj shenje. Sot mund të takoni një person shumë me ndikim dhe këshillat e tij do të jenë shumë të vlefshme për ju. Lajme të mira për beqarët.
Gaforrja-Duhet të jeni plot besim për të zgjeruar horizontet. Angazhojeni veten në disa gjëra. Romanca është afër. Mund të viheni në kontakt me persona interesantë.
Luani-Mundohuni ta shfrytëzoni ditën disa orë pushim për të qëndruar me familjen tuaj, pasi kohët e fundit i keni lënë pas dore. Kjo nuk është dita ideale për të bërë blerje.
Virgjëresha-Duhet ta thoni qartë se çfarë prisni nga njerëzit e tjerë. Nëse gjuha juaj nuk është e qartë si kristali, të tjerët do të përfitojë duke e keqkuptuar, qëllimisht ose jo.
Peshorja-Relaksohuni. Merrni pak kohë të kënaqeni me pozicionin tuaj dhe njerëzit rreth jush. Ka një premtim që duhet të përmbushni dhe duhet të mendoni rreth mënyrës se si mund ta çoni në vend. Bëni diçka për të tjerët në vend që të mbani fokusin tek vetja, qëllimet dhe ambiciet tuaja. Sa më shumë të investoni tek të tjerët aq më shumë do të shpërbleheni në të ardhmen.
Akrepi-Në punë do të keni një performancë të mirë dhe do të jeni në gjendje që të mbyllni të gjitha detyrat që u janë caktuar në një kohë rekord. Por për sa i përket anën financiare do të keni probleme.
Shigjetari-Hëna dhe Dielli te Dashi ju bëjnë të filloni muajin e ri me gëzim. Vlerat e shenjës së zjarrit dhe gjallëria janë të përshtatshme për temperamentin tuaj, duke ju bërë euforikë dhe të guximshëm në situata të ndryshme. Sidomos në lidhjet miqësore.
Bricjapi-Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar javët e fundit do të rishfaqet sërish sot. Ko do të bëjë që në punë të mos keni një performancë të mirë dhe mund të keni probleme me eprorët.
Ujori-Gjërat e vogla mund t’ju bëjnë melankolikë. Duhet të hidhni një shikim praktik mbi gjërat që ju rrethojnë. Duhet të vini emocionet në një anë. Duke bërë këtë do të përballen me një të vërtetë jo të pëlqyeshme për veten tuaj.
Peshqit-Kjo është dita e duhur për të nisur një fazë të re në jetën tuaj, sidomos lidhur me anën profesionale. Një aktivitet i ri, do të rezultojë shumë premtues.