Rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shënuan më 13 mars. Nga ajo datë deri më 4 qershor janë evidentuar 1.147 raste me këtë virus me gjithsejtë 30 viktima. Ndërsa 874 pacientë janë shëruar.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Ndërsa në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.625.777 raste të COVID-19 dhe 389.102 raste të vdekjes.