Kungulleshat njihen si perime që kanë shumë vlera ushqyese dhe mund të jenë përbërës të mirë në gjellë të ndryshme, raporton India.com
Kungulleshat janë të pasura me vitaminë C, e cila është esenciale për mbështetjen e imunitetit në përgjithësi.
Këto perime përmbajnë edhe vitaminë K, e cila kontribuon në shëndetin e eshtrave si dhe qarkullimin e gjakut.
Kungulleshat kanë fibra, të cilat janë të mira për tretjen dhe ndihmojnë mikrobiomin e zorrëve.
Kaliumi i cili është i rëndësishëm për rregullimin e presionit të gjakut gjendet në kungullesha, si dhe ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës.
Kungulleshat përmbajnë antioksidant të fuqishëm të cilët janë përgjegjës për shëndetin e syve.
Ato kanë pak kalori, gjë që do të thotë se janë të mira kundër peshës së tepërt.