Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Merret vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Pista e deritanishme e hetimeve është që ai dyshohët të ketë bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij-Fadilit
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.
Më tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.