Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C, njofton Meto Kosova.