Shtatë vajrat e shëndetshme për gatim

Ndërkohë që mjekët bëjnë thirrje për mospërdorim të vajrave të pashëndetshme për gatime, dietologët tregojnë se cilat vajra mund të përdoren si alternativë e shëndetshme për gatimin e ushqimit, raporton India.com

Vaji i parë në listë që po konsiderohet i shëndetshëm dhe që po rekomandohet të përdoret për gatim të ushqimit është ai i avokados.
Ky vaj, pikën e vlimit e ka të lartë gjë që e bën ideal për të gatuar çdo lloj të ushqimit.

Vaji i dytë në listë është ai i kanolas, i cili përmban shumë pak yndyra të pashëndetshme. Ky vaj është i mirë për shëndetin e zemrës.

Vaji i tretë me radhë është ai i farës së chias. Ani pse përdoret shumë në industrinë e bukurisë duke ndihmuar rrënjët e flokëve, ky vaj mund të përdoret edhe për gatim.

I katërti është vaji i ullirit, i cili tashmë është mjaft i popullarizuar në kuzhinë për shkak që përmban antioksidant të fuqishëm.

I pesti në listë është vaji i kikirikut i cili mund të përdoret për gatim në temperatura të larta.

Vaji i susamit është i gjashti i cili përmban shumë yndyra të shëndetshme.

Vaji i lulediellit është i shtati në këtë listë dhe konsiderohet të jetë i mirë për gatim për shkak se nuk e dëmton shëndetin e zemrës pasi që përmban pak yndyra të pashëndetshme.