Dashi-Ngjarja qiellore e ditës është aspekti i mirë i lidhjes së madhe të Mërkurit, Diellit, Neptunit dhe Jupiterit në shenjën miqësore të Peshqve. Fuqia e ideve, e cila mund të prekë gjenialitetin, bëhet kështu tema mbizotëruese e ditës. Pamja zgjat gjithë ditën dhe ju mundëson të jeni të qartë.
Demi-Profili i matur i tranziteve planetare për ju sjell vetëm disa negativitete. Nga njëra anë është ekipi Saturn-Mars-Venus i pritur në shenjën e Ujorit, por shumë planetë të tjerë ju buzëqeshin miqësisht. Në veçanti Mërkuri sot.
Binjakët-Për sa i përket anës financiare, konsideroheni me fat pasi do të arrini që të kontrolloni shpenzimet tuaja dhe të kurseni. Në punë gjërat do të shkojnë mirë dhe mund të rriten në detyrë.
Gaforrja-Dashuria është rrotull. Mund të surprizoni njerëzit e dashur duke planifikuar diçka speciale. Nëse jeni në një lidhje, sot është koha e duhur për të rikthyer magjinë që ju bëri bashkë. Beqarët do të takojnë partnerin/en e jetës.
Luani-Do të doni që të ruani ekuilibrin, duke tentuar që të mos gaboni për shkak se nuk dini nga të shkoni. Problemi qëndron në faktin se nuk jeni të sigurtë se cila anë është e duhura, duke qenë të dyjëzuar mes dy zgjedhjeve.
Virgjëresha-Duhet të përballeni me ndjenjat tuaja sot, pa marrë parasysh se sa të dhimbshme mund të jenë. Mbi të gjitha duhet të pranoni se nuk jeni gabim të ndiheni në mënyrën si ndiheni.
Peshorja-Nuk do të ndiheni shumë socialë sot. Rehatinë do ta gjeni padyshim në shtëpi, duke parë një film, duke ngrënë një vakt të shijshëm dhe të izoluar nga bota e jashtme. Megjithatë vetmia nuk do të jetë absolute pasi mund t’ju duhet edhe të punoni.
Akrepi-Do të ndiheni të lodhur dhe do kërkoni që të largoheni nga puna për të marrë disa ditë pushim. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes dhe të shmangin diskutimet që mund të shkaktojnë probleme në çift.
Shigjetari-Profili yjor i ditës duket mjaft pozitiv për ju përfaqësuesit entuziastë të Shigjetarit, të përkëdhelur nga pozicionet e shkëlqyera të planetëve që lidhen me zgjerimin dhe bashkimin njerëzor. Afërdita, për të filluar, zë shenjën e Ujorit mikun tuaj të zodiakut dhe përmirëson jetën familjare.
Bricjapi-Duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bini pre e një sulmi nga kundërshtarët tuaj. Nëse jeni të përqendruar do të arrini që të keni situatën nën kontroll dhe të përdorni gjithçka në favorin tuaj.
Ujori-Sot është një ditë me fat për ju. Do të jeni në gjendje të zgjidhni problemet. Ndihuni të lumtur dhe festoni me të dashurit tuaj.
Peshqit-Në jetën sentimentale parashikohen zhvillime interesante. Do të mund të kaloni krizën ku ishit përfshirë. Do të ndryshoni mënyrën e të parit të gjërave.