Avokati Dastid Pallaska ka thënë në emisionin Pressing në T7 se e kishte parashikuar se koalicioni LDK-VV nuk do të funksiononte. Kjo për shkak se njëra parti donte ta dominonte tjetër.
“VV filloi të dominojë LDK’në pas rezultatit të zgjedhjeve”, thotë Pallaska.
“E kam ditur se nuk do të funksionojë. Albin Kurti gjithmonë deshi të kontrollonte Qeverinë’’
Pallaska flet edhe për gabimet e Kurtit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
‘’Kurti ka të drejtë kur thotë se pas secilit vendim që kanë marrë ish-liderët para tij ia kanë veshur Amerikës. Cdo vendim jopopullor është shfaqur para popullit se ‘kështu po dëshiron Amerika’”, thotë ai.
Por ai shton se Kurti gaboi në marrëdhëniet e tij me SHBA’në dhe i shkaktoi dëm Kosovës.