Përderisa shumë persona agjërojnë, duan gjithnjë e më shumë të hanë ushqim të shëndetshëm e që të mbajnë gjatë të ngopur.
Dietologët kanë bërë disa rekomandimet në lidhje me këtë çështje, duke treguar se kur një person planifikon të agjërojë duhet të pijë shumë ujë, në mënyrë që të qëndrojë i hidratuar gjatë periudhës kur nuk i lejohet të pijë, ka njoftuar “Al-Arabiya.net” .
Këshillohen për syfyr ushqimet që përmbajnë karbohidrate të shëndetshme si fasulet, drithërat e plota e yndyra të shëndetshme, sepse këto ushqime e mbajnë organizmin të ngopur më gjatë.
Drithërat e plota konsiderohen si ushqim i mirë për organizmin në përgjithësi pasi përmbajnë fibra dhe të mbajnë ngopur gjatë. Një pjatë me drithëra, pemë të freskëta, arra e fara do të ishte e mirë për syfyr.
Copa të bukës të lyera me gjalpë kikiriku dhe banane po ashtu mund të jenë një opsion i mirë.
Një tjetër opsion i mirë konsiderohen vezët e ziera.
Ndërsa për prishjen e agjërimit në iftar, fillimisht duhet ngrënë perime e fruta të freskëta, si hurmat.
Kur agjërimi prishet me anë të frutave të freskëta sigurohet mjaftueshëm glukozë për organet, sidomos për trurin.