Sot do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Prishtinë, e thirrur nga këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbledhja është thirrur për emërimin e kryesuesit të Kuvendit dhe pritet të nisë në ora 11:00.
Bëhet e ditur se Kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës pritet të zgjidhet Fehmi Kupina, pas mbështetjes që pritet ta merr nga asamblistët e LVV-së dhe PDK-së.
Kupina ishte shkarkuar nga pozita e Kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prishtinë pasi kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja. Tani ai funksionon i pavarur.