Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, ditën e tij të parë të punës e ka vazhduar me homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe vizitën te Kulla e Jasharajve.
”Falënderoj kryetarin e Komunës për pritjen. E pamë edhe pamjen e kullave dhe ju premtoj se do të kenë gjithë kujdesin e nevojshëm për të siguruar që ky vend do të mbetet i shenjtë ku kryhen nderimet e nevojshme dhe vend i memories sonë kombëtare për gjeneratat e ardhshme”, tha kryeministri Hoti.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se kishte kënaqësinë të pres kryeministrin dhe qeverinë e re, për të bërë homazhe te varrezat dhe për të vizituar kullat. Ai ka uruar qeverinë e re dhe kryeministrin Hoti që të kenë fat, shëndet dhe punët të ecin mbarë.