Një grua në Prishtinë është alivanosur në një autobus urban, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.