Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave të parë, Ballkani është në epërsi 0:2 ndaj Dukagjinit në udhëtim.

Golat për suharekasit i shënuan Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi nga penalltia.

Ndërsa, në dy ndeshjet tjera, Feronikeli 74-Llapi dhe Fushë Kosova-Drita rezultati është i pandryshuar, 0:0.

Kujtojmë se Ballkani, Llapi dhe Drita janë skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.