Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.