Me tri ndeshjet e zhvilluar ditën e sotme u mbyll edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi luajti baras dhe pa gola në derbin ndaj Prishtinës, me me ç’rast lështoi mundësinë për të rrëmbyer pozitën e liderit në tabelë, shkruan Gazeta Express.
Gjithsesi, skuadra nga Podujeva mbetet në garë për të titullin e kampionit, pasi tani është vetëm një pikë prapa liderit, Ballkanit.
Drita, që regjistroi fitore të pastër sot ndaj Dukagjinit, tani hyri fuqishëm në garën për titull – duke qenë vetëm dy pikë prapa Ballkanit.
Ndryshime nuk pati as në pozitat tjera. Malisheva vijon të jetë e katërta, e ndjekur nga Prishtina. Pastaj renditen Dukagjini, Feronikeli ’74, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.