Supa me eshtra është lëng që zihet me eshtrat e mishit të kafshëve, si të lopës, viçit apo pulës duke i kombinuar me erëza të ndryshme.
Kjo supë ofron shumë të mira shëndetësore për organizmin pasi është shumë e pasur me vitamina, karbohidrate, aminoacide e minerale.
Supa me eshtra ndihmon kundër inflamacioneve pasi që përmban kolagjen, gultimin e glycin. Këto komponime mbrojnë kundër inflamacionit të eshtrave të njeriut dhe sëmundjeve si artriti.
Pasi që kjo supë përmban shumë kalcium, magnez e fosfor është shumë e mirë për eshtrat e njeriut duke i bërë më të forta e duke i mbrojtur edhe nga osteoporoza, raporton “EatingWell”.
Supa gjithashtu mbron edhe nyjat e zorrët. Duke i shtuar perime të ndryshme ajo mund të bëhet një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin duke e mbrojtur nga shumë sëmundje.
Këshillohet që të konsumohet rreth tre herë në javë në mënyra të ndryshme, pasi që konsumi i tepërt mund të mos jetë shumë i mirë për organizmin pasi që disa eshtra të kafshëve mund të përmbajnë metale të rënda për organizmin e njeriut, si kadmiumi e plumbi.
Një servirje nga supa me eshtra përmban:
121 kalori
4 gramë karbohidrate
1 gr fibra
1 gr sheqer
0 gr yndyra të pashëndetshme
391 mg krip
1mg hekur (që është 6 % e vlerës së nevojshme ditore)
225 mikrogramë vitaminë A (25% të vlerës së nevojshme ditore)
6 mg vitaminë C (7% të vlerës së nevojshme ditore)