Bardhi dhe Sara Gjordeni krijuan një lidhje në Big Brother VIP Albania 3.
Ata ndanë momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, ndonëse kanë pasur disa herë keqkuptime.
Këngëtari nga Maqedonia së fundmi kërkoi distancë nga ajo, për faktin se e ka toleruar në shumë gjëra.
Në një bisedë me Erjola Doçin, ai thekson se i kanë dhënë fund kësaj marrëdhënie, sepse nuk janë akoma të sigurt.
“I kemi dhënë fund. Më tha ti je djalë i keq, i thashë bravo ti je lojtare, do të shkosh në finale. Nuk ka siguri, dua ta shoh atë siguri. Në fakt nuk e di. Unë i thashë, po dua pak hapësirë, distancë”, u shpreh ai.