Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka postuar në faqen e saj në platformën “X” deklaratën me të cilën SHBA-ja e kishte njohur shtetin e Kosovës.
Më 18 shkurt të vitit 2008, Sekretarja e atëhershme Condoleezza Rice, kishte dërguar letër ku konfirmonte njohjen e shtetit të Kosovës.
“Në këtë ditë, 16 vjet më parë, SHBA-ja e njohu zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit, Condoleezza Rice, thuhej se presidenti George Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në postim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.