Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjen e fazës ‘play-off’ në Ligën e Evropës, ku fituesit do t’i bashkohen në fazën e 1/8-tës, tetë ekipeve të para të grupeve.
Pas ndeshjeve të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, e enjtja është e rezervuar për garën e dytë elitare evropiane të klubeve.
Në këtë fazë të njohur si ‘play-off’ luajnë ekipet që kanë përfunduar në vendin e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve kundër ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet e Ligës së Evropës.
Fituesit e këtyre ndeshjeve ‘play-off’ do të ballafaqohen me fituesit apo vendet e para të grupeve në një short të ri për ndeshjen e fazës së 1/8-tës.
Feyenoord-Roma, Galatasaray-Sparta Praga, Shakhtar Donetsk-Marseille dhe Young Boys-Sporting Lisbona janë katër ndeshjet e para të ditës, pasi do të zhvillohen nga ora 18:45.
Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera: Milan-Rennes, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Lens-Freiburg. /Telegrafi/