Kryeministri i ri i vendit, Avdullah Hoti, pranon sot në mënyrë zyrtare detyrën e tij të re në shtetin e Kosovës.
Pas mbledhjes ceremoniale të Qeverisë së Kosovës, e cila parashihet të fillojë në orën 09:30, Hoti pritet që të vazhdojë ditën me homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Homazhet bëhen në orën 12:00.
Më pas kryeministri Hoti, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga ora 13:00 dhe në orën 15:30, Hoti do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.