Lajme të mira vijnë sa i përket 23-vjeçares Elza Ujkani.
Ajo brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali.
Kështu thënë drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Besnik Elshani.
“Pacientët që vijnë në repartin tonë janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e saj është stabile. Është duke u trajtuar tek ne. I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, analizat laboratorike dhe konsultimet e tjera të nevojshme. Brenda disa ditësh, kur them ditësh mund të nënkuptojë ditë apo edhe disa javë, ajo mund të lirohet nga trajtimi spitalor. Por, ne shpresojmë që shumë shpejt kjo të ndodh”, tha Elshani për Klankosova.tv
“Gjendja e saj është pëmirësuar, ka shkuar shumë mirë. Tash është në rehabilitimin e terapisë fizikale. Besoj se do të lirohet nga trajtimi spitalor”, theksoi ai.
Elza Ujkani u lëndua rëndë më 18 janar, teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së kulmit.
Disa javë ajo qëndroi në Mjekimin Intensiv Qendror, ku gjatë së martes u transferua në Klinikën e Neurokirurgjisë.